Top Channel/ Izraeli i kërkon SHBA-së 1 miliard USD për ta bërë Iron Dome “të pashkatërrueshme”
02/06/2021 10:52

Senatori amerikan Lindsey Graham vizitoi Izraelin për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga konflikti i dhunshëm 11 ditor me Hamasin. Graham tha se Izraeli do të kërkojë një ndihmë prej 1 miliard dollarësh nga SHBA për të përmirësuar armëne e vet të madhe të sigurisë, Iron Dome. "Pentagonit këtë javë do t`i mbërrijë një kërkesë prej 1 miliard dollarë nga ministri izraelit i mbrojtjes për të riparuar e përmirësuar Kupolën e Hekurt e disa gjëra të tjera, e në përgjithësi për të përmirësuar sistemin," deklaroi ligjvënësi, i cili ishte takuar më herët me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kreun e ministrisë së mbrojtjes, Benny Gantz. Pas gati dy javë luftimesh të ashpra, Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas ranë dakord në 20 maj për vendosjene një armëpushimi. Lufta e shkurtër i kushtoi jetën 232 Palestinezë, përfshirë 65 fëmijë. Në shtetin hebre, u vranë gjithsej 12 vetë. Sulmet ajrore izraelite shkatërruan ndërtesa banimi dhe qendra civile, duke përfshirë një godine që strehonte organizata mediatike si Associated Press. Hamas lëshoi mijëra raketa pa dallim drejt Izraelit, shumë prej të cilave u bllokuan nga Iron Dome, që u dëmtua gjithsesi edhe vetë. Në takimin e tyre, Netanyahu i tha Grahamit: "Nuk ka asnjë person që ka bërë më shumë për Izraelin sesa ju," sic raporton Jerusalem Post, dhe senatori u përgjigj se sa “më shumë të sulmohet Izraeli, aq më shumë ndihma do t`i dërgojë Amerika”.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30