Izraeli ka intensifikuar ofensivën në Liban, duke ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, zona të njohura si bastione të Hezbollahut. Ushtria izraelite deklaroi se objektivi i sulmeve është infrastruktura e grupit militant të mbështetur nga Irani, ndërsa u bëri thirrje banorëve të evakuohen nga disa lagje të rrezikuara.