Izraeli ka intensifikuar fushatën ajrore në Gaza, dhe fokusi kryesor i bombardimeve të tij është Khan Younisi në jug, ndërsa raportohet së fundi edhe për luftime në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin. Katër persona janë vrarë edhe në Jenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, të goditur sipas dëshmitarëve nga një sulm me dron.