Top Channel/ Izraeli drejt ofensivës në Rafah. Nis evakuimin e civilëve. Shqetësim në Perëndim
06/05/2024 16:45

Duket se Izraeli nuk ka hequr dorë nga synimi i tij për të nisur një ofensivë ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se pikërisht në Rafah ka nisur evakuimi i civilëve palestinezë. Qytetarët do të strehohen fillimisht në periferi të qytetit dhe më pas do të akomodohen në tenda në qytete si Khan Jounis dhe Al Muvasi. Ushtria izraelite tha ndër të tjera se do të përdorë të gjitha format e njoftimit të civilëve, që përfshijnë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime me qëllim që të inkurajojnë lëvizjen graduale të civilëve nga Rafahu. Izraeli do të nisë ofensivën ne Rafah pasi beson se aty strehohen mijë luftëtarë të Hamasit, grup i shpallur terrorist edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria e Izraelit thotë se fitorja kundër Hamasit është e pamundur nëse nuk merr kontrollin e qytetit Rafah. Në këtë qytet kufitar me Egjiptin janë strehuar tashmë më shumë se një milion palestinezë dhe në rast të nisjes së një operacioni ushtarak frika për një numër të madh viktimash është e madhe, çka ka shqetësuar Egjiptin fqinjë, por edhe fuqitë perëndimore. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur shtatë muaj më parë, kur Izraeli ju përgjigj një sulmi të paprovokuar të Hamasit në tokën e tij, nga i cili mbetën të vrarë 1 mijë e 200 izraelitë. Në ofensivën hakmarrëse të Izraelit në Gaza, përllogariten 35.000 viktima, shumica gra dhe fëmijë.

Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20