Top Channel/ Izraeli dominon ajrin! Hap rrugën për avionët luftarakë për goditjet deri në Teheran
14/06/2025 12:04

Forcat Ajrore Izraelite janë tani të afta të veprojnë pa pengesa deri në kryeqytetin iranian, Teheran, pas një serie sulmesh të përshkruara si goditje shkatërruese mbi sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit. Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të lartë të sigurisë këtë të shtunë në mëngjes. Sipas ushtrisë izraelite, janë neutralizuar edhe kapacitetet ushtarake të Sirisë dhe strukturat e Hezbollahut, duke zgjeruar kështu gamën e operacioneve ajrore dhe duke shkurtuar ndjeshëm rrugën drejt Iranit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se “rruga për në Teheran është e hapur”, duke sinjalizuar një ndryshim të madh strategjik. Sipas vlerësimeve të inteligjencës ushtarake, operacionet ajrore pritet të përshpejtohen, ndërsa në Teheran janë raportuar dëme të rënda në ndërtesa, sisteme raketore dhe industri mbrojtjeje. Dy nga tre qendrat kryesore bërthamore të Iranit – Natanz dhe Isfahan – janë bërë jofunksionale, sipas burimeve të mbrojtjes. Fordow mbetet ende aktiv, por Irani përballet me humbje të mëdha në personel shkencor, për shkak të vrasjeve të figurave kyçe. Ndërkohë, inteligjenca izraelite ka shënuar përparim të madh në mbledhjen e të dhënave në kohë reale, duke mundësuar goditje precize mbi objektiva strategjikë edhe gjatë lëvizjes. Zyrtarët ushtarakë e kanë përshkruar këtë si një zhvillim që “ndryshon lojën” në rajon, ndërsa pritet intensifikim i operacioneve në 24 orët e ardhshme.

Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06