Top Channel/ Izraeli do hakmerret pasi Hezbollah vrau 12 fëmijë të komunitetit Druze
29/07/2024 12:56

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si të hakmerren për një sulm vdekjeprurës me raketa që Izraeli dhe SHBA thonë se u krye nga grupi militant shiit libanez Hezbollah. Ministrat u takuan në një seancë urgjente pas sulmit në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë nga komuniteti Druzhe. Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë. Ky ishte incidenti më vdekjeprurës ndërkufitar në muajt e fundit të shkëmbimeve të zjarrit midis dy palëve. Sulmi ka rritur frikën se ato që kanë qenë relativisht të përmbajtura armiqësitë deri më tani mund të shkojnë në një luftë të përgjithshme. Qeveritë perëndimore po i kërkojnë Izraelit të tregojë përmbajtje në reagimin e tij. Shtëpia e Bardhë tha se kishte qenë në "diskutime të vazhdueshme me homologët izraelitë dhe libanezë që nga sulmi i tmerrshëm" në fushën e lojës në qytetin Druzhe të Majdal Shams. (maxhdal Shams). Ai tha se "po punonte gjithashtu për një zgjidhje diplomatike përgjatë Linjës Blu. kufiri jozyrtar midis Izraelit dhe Libanit, që do t'i japë fund të gjitha sulmeve njëherë e përgjithmonë". Të hënën në mëngjes një sulm me dron izraelit jashtë qytetit libanez Shaqra, rreth 6.5 km nga kufiri izraelit, vrau dy persona, tha mbrojtja civile e Libanit. Sulmi është më shkatërrues që ka goditur komunitetin Druzhe, i cili ka jetuar në lartësitë e Golanit për shekuj. Ata janë pjesë e një grupi etnik dhe fetar arabishtfolës me bazë në Liban, Siri, Lartësitë Golan dhe në veri të Izraelit.

Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17