Top Channel/ Izraeli bombardon rëndë një vendstrehim në Gaza!Konfirmohen 28 viktima, mes tyre fëmijë
17/10/2024 23:23

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle, të shndërruar në vend ku strehohen të zhvendosurit në Gazë, ka lënë të vrarë të paktën 28 persona, përfshirë pesë fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ushtria izraelite tha se sulmi goditi dhjetëra pjesëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe militantë të Xhihadit Islamik, të cilët, sipas ushtrisë, ishin mbledhur në këtë shkollë. Sulmi goditi shkollën Abu Hussein në Xhabalia, një kamp refugjatësh në veri të Gazës ku Izraeli po kryen një operacion të madh ajror dhe tokësor për më shumë se një javë. Kreu i njësisë së emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë për veriun e Gazës, Fares Abu Hamza, konfirmoi numrin e viktimave. Autoritetet thanë se pothuajse 100 të tjerë janë plagosur. “Shumë gra dhe fëmijë janë në gjendje kritike”, tha ai. Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar një qendër komanduese, e cila, sipas saj, operohej nga grupet militante brenda shkollës, duke ofruar disa emra personash që tha se ishin militantë të vrarë gjatë sulmit. Emrat e prezantuar nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Top News – Ushtria e Jemenit dëbon Huthit / Sulm rrufe, merr kontrollin e ngushticës strategjike
06/10 12:07
Top Channel/ Adoleshentët pas sulmeve kibernetike, 18-vjeçari, hakeri i dyshuar me 1 mijë sulme
06/10 12:06
Top Channel/ “Superinteligjenca nuk kontrollohet”/ Ish-studiuesi i Anthropic paralajmëron rreziqet
06/10 12:05
Top News – Trump i ofron ndihmë Putinit për murtajën: ‘Problem i madh, është më e fortë se vaksinat’
06/10 12:04
Top Channel/ “Dallga” e nacionalizmit: Çfarë i ndodh Europës nëse Franca, Spanja shkojnë djathtas!
06/10 12:00
Top News – SHBA largoi bombarduesit B-1 nga Britania / Trump konfirmon “kërcënimin nga Irani”
06/10 11:56
Top News – Turqia çon trupa në Arabinë Saudite / ‘Neni 5’ i marrëveshjes së Mekës, edhe Pakistani
06/10 11:46
Top News – Peshkaqeni ‘ka humbur rrugën’ / I bllokuar në një kanal, tërheq miliona vizitorë
06/10 11:46
Top Channel/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke: Dy të vdekur, “tërbimi”i Erdogan!
06/10 11:30
Top Channel/ “Unë jam Giorgia”: Meloni regjistron zërin për t`u mbrojtur nga deepfake-t e AI!
06/10 10:40
Top Channel/ Grabitje e bujshme në Francë: Vidhet “Apokalipsi”i Dalí, “libri më i çmuar në botë”!
06/10 10:40
Top News – ‘Shpërthen’ murtaja në Siberi / Rusia: Situata nën kontroll, mos dëgjoni thashethemet
06/10 10:20
Top Channel/ Zbulohen detaje nga plani i zgjerimit, Presidenti i KiE: Treg i vetëm brenda 2028!
05/10 23:53
Top News- Alarm në Evropë! Gjermania paralajmëron: Rreziku nga Rusia po bëhet më i madh
05/10 23:00
Top News- SHBA tërheq bombarduesit nga baza britanike! Çfarë po ndodh në RAF Fairford?
05/10 22:50
Top News- Putin mbështet Vuçiçin, por mediat ruse kthejnë sytë nga studentët serbë
05/10 22:40
Top News- NATO përgatitet për sulm rus! Dronë, AI dhe një strategji e re për luftën në Evropë
05/10 22:29
Top News – I vunë zjarrin shkollës me nxënës brenda / Francë, 15 vjeçari humb dorën nga granata
05/10 15:32
Top News – Ish Princi Andrew padit policinë / Çështja Epstein, të anulohen urdhërat e kontrollit
05/10 15:07
Top News – Estonia zhvendos trupat afër Rusisë / FT: Armatoset për të goditur thellë, strategji e re
05/10 15:05