Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se do të dërgojë një delegacion në Doha për të zhvilluar bisedime indirekte me Hamasin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës. Bisedimet do të zhvillohen me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe SHBA-së. Megjithatë, Netanyahu hodhi poshtë kërkesat e reja të Hamasit për ndryshime në projekt-marrëveshjen, duke i cilësuar ato si "të papranueshme për Izraelin".