Top Channel/ Izraeli armatos Greqinë. Marrëveshje 3 mld euro me Izraelin për sistemin e ri ajror
31/08/2026 15:20

Lajmi I parë sot në mediat greke dhe ato izraleite nënshkrimi i marrëveshjes mes dy vendeve në Tel Aviv për për krijimin e “Mburojës së Akilit”, sistemi I ri shumë-shtresor i mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të Greqisë. Programi kap një vlerë prej më shumë se 3 miliardë eurosh dhe synon të krijojë një “kupolë” mbrojtëse kundër avionëve, dronëve, raketave balistike dhe raketave cruise. Ndryshe nga një sistem i vetëm armësh, “Mburoja e Akilit” do të bashkojë radarë, raketa dhe qendra komandimi në një rrjet të përbashkët. Në zemër të tij do të jenë disa nga sistemet më moderne izraelite si I Barak MX që do të mbulojë distanca nga 35 deri në 150 kilometra, Spyder që do të përdoret kryesisht për mbrojtjen në distanca më të shkurtra në ishujt grekë, duke përfshirë destinacionet e njohura të pushimeve të vizituara nga shumë izraelit, ndërsa Për kërcënimet me rreze më të gjatë parashikohet edhe sistemi David’s Sling, i cili do të bashkëpunojë me raketat Patriot që Greqia disponon tashmë. Një rol kyç do të kenë radarët e rinj, të cilët do të identifikojnë shumë objektiva njëkohësisht dhe do të përcaktojnë shkallën e rrezikut.Sistemi do të përdorë edhe inteligjencën artificiale, për të analizuar në pak sekonda informacionet dhe për të ndihmuar në zgjedhjen e mënyrës më të shpejtë të reagimit.Në të njëjtin rrjet do të lidhen edhe sistemet e tjera moderne të forcave të armatosura greke, nga avionët Rafale dhe F-16 Viper, deri te fregatat Belharra dhe sistemet raketore.Athina synon që projekti të jetë plotësisht funksional brenda 35 muajve .Sipas Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të eksportit të armëve në historinë e marrëdhënieve Izrael–Greqi. Paralelisht u firmos edhe një kontratë shtesë prej 26 milionë eurosh për sistemin Drone Dome, që do të mbrojë objekte strategjike nga sulmet me dronë.Kompanitë greke pritet të marrin rreth 700 milionë euro nga vlera totale e marrëveshjes përmes prodhimit, bashkëpunimit me kompanitë izraelite dhe transferimit të teknologjisë.“Mburoja e Akilit” është një nga programet më të mëdha të armatimit të Greqisë, me synimin për të ndryshuar në mënyrë rrënjësore mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit dhe mbrojtjne nga kërcënimet e mundshme. Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë forcuar koordinimin e tyre të sigurisë në vitet e fundit, mes tensioneve në rritje me Turqinë.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21