Edhe pse kryeministri Beniamin Netaniahu u tërhoq përballë presionit popullor dhe vendosi ta shtyjë vendimin për ndryshime në systemin e drejtësisë, protestat në Izrael vazhdojnë. Tubuesit thonë se nuk mjafton një ngrirje e përkohshme e planeve, dhe se demonstratat mbarëkombëtare nuk do të reshtin, e madje do të forcohen deri anullimin e plotë të reformes në parlamentin e vendit, Knesset.