Teherani duket ka zgjedhur të mos e përshkallëzojë konfliktin me Izraelin. Republika Islamike, e përballur ndërkohë me vështirësi të mëdha ekonomike, po përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve të shtetit hebre. Media shtetërore në Teheran e hodhi poshtë seriozitetin e sulmeve ajrore izraelite të së shtunës, edhe pse e pohuan vdekjen e 4 ushtarëve, për të cilët thanë se humbën jetën "në mbrojtje të vendit".