Top Channel/ Izolohet zjarri në Priskë, dy helikopterë në terren punojnë për shuarjen e plotë
14/08/2026 12:19
Situata është nën kontroll në vatrën e zjarrit të nisur në Priskë të Madhe dhe të përhapur më pas në Lundër, Gurrë të Madhe dhe Farkë të Madhe. Ndërhyrja vijon për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të shmangur riaktivizimin e tyre.