Top Channel/ Izmiri po digjet! Evakuime, shtëpi të djegura dhe 17 të arrestuar!
30/06/2025 14:15

Turqia po përballet me një valë shkatërruese zjarresh pyjore që kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit. Në qytetin bregdetar të Izmirit, flakët shpërthyen duke arritur deri në zonat e banuara. Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 lagje, shumica në Seferihisar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të nxitura nga erërat që arritën deri në 120 km/h. Evakuime emergjente dhe dëme materiale Në zonën Omur, një burrë i moshuar në karrocë u shpëtua në çastin kur shtëpia e tij filloi të digjej. Ekipet e Kërkimit dhe Shpëtimit në Izmir e dorëzuan atë tek shërbimet mjekësore dhe fatmirësisht gjendja e tij është e mirë. Sipas Ministrit të Mjedisit dhe Urbanizimit, 23 shtëpi dhe 47 njësi banimi janë shkatërruar, ndërsa 41 shtëpi dhe 25 stalla janë dëmtuar rëndë në provinca të tjera. Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme Prokuroria e Izmirit ka nisur hetime për zjarrvënie të qëllimshme. Një person është arrestuar për përdorim të benzinës për ndezjen e zjarrit, ndërsa 17 të dyshuar të tjerë janë ndaluar për lidhje me zjarret që shpërthyen midis datave 26-28 qershor. Aeroporti Adnan Menderes në Izmir ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse. Fluturimet për në qytete si Stamboll, Londër, Këln, Kopenhagë dhe Sofje janë anuluar. Sipas Ministrisë të Bujqësisë dhe Pylltarisë, nga 77 zjarre të shpërthyera në një ditë, 9 janë të përmasave të mëdha, ndërsa 3 zjarre –mbeten aktive dhe serioze. Guvernatori i Izmirit, deklaroi se disa avionë mund të hedhin deri në 12 ton ujë, por operacionet ajrore janë të kufizuara për shkak të mjegullës dhe erërave të fuqishme. Hiri dhe tymi nga zjarret e mëdha në Turqi kanë mbërritur deri në ishullin grek Patmos, duke krijuar një atmosferë të rënduar. Pushuesit raportojnë errësim dhe erë të padurueshme në orët e pasdites. Ministria e Bujqësisë theksoi se “nuk kemi të bëjmë me një zjarr të thjeshtë pyjor, por me një betejë në shkallë të plotë”. Ai bëri thirrje për kujdes ekstrem nga qytetarët, pasi çdo pakujdesi mund të sjellë pasoja katastrofike. Aktualisht, nuk ka viktima në njerëz, por tre persona janë dërguar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen si pasojë e tymit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55