Top Channel/ Ivanka Trump: Sazani e Zvërneci, projekti i ëndrrave! Kulmi i përvojës sime
02/06/2026 19:39

Interesi për të investuar në Shqipëri lindi gjatë një vizite në brigjet shqiptare, ndërsa sot është shndërruar në një nga projektet më ambicioze turistike në rajon. Në një intervistë të gjatë me David Senra, Ivanka Trump ndau detaje mbi vizionin për zhvillimin e Sazanit dhe të Zvërnecit, duke e cilësuar këtë investim si një mundësi unike për të krijuar një destinacion turistik të standardeve ndërkombëtare. "Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes. Është kulmi i gjithë përvojës sime në pasuritë e paluajtshme, i gjithë udhëtimeve të mia dhe i reflektimeve të shumta mbi mënyrën se si dua të jetoj dhe si mendoj se gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë” Për vajzën e presidentit amerikan, projekti në Zvërnec dhe Sazan synon të ndërthurë natyrën, arkitekturën dhe funksionalitetin, duke sjellë në bregdetin shqiptar ekspertizën e disa prej arkitektëve më të njohur në botë. “Nuk ka asgjë më të shëmtuar sesa një hapësirë e bukur, por jo funksionale. Për mua, ajo nuk është një kryevepër, sepse nuk është menduar deri në fund. Kur arrin të bashkosh një arkitekturë me kuptim, të bukur dhe të menduar mirë me një hapësirë shumë funksionale, atëherë krijon diçka të veçantë. Një nga gjërat që dua tek pasuritë e paluajtshme është se janë diçka konkrete në një botë ku gjithnjë e më shumë gjëra nuk janë të tilla. Ti sheh rezultatin e viteve të tëra pune. Për të sjellë në jetë një projekt të tillë duhen vite, ndonjëherë edhe më shumë se një dekadë” për të njohur më mirë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar Ivanka Trump tregon se po lexon autorë shqiptarë dhe po kërkon të kuptojë vendin përpara se të vendosë gjurmën e saj përmes investimit. Sipas saj krijimi i një destinacioni të tillë kërkon kohë, vizion afatgjatë dhe një vëmendje të veçantë ndaj çdo detaji. Projektet në Sazan dhe Zvërnec konsiderohen ndër investimet më të mëdha turistike të planifikuara në Shqipëri. Përkrah potencialit për të tërhequr turistë me fuqi të lartë blerëse, ato pritet të sjellin zhvillim ekonomik, vende të reja pune dhe rritje të profilit ndërkombëtar të turizmit shqiptar.

Top Channel/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, situatë problematike në disa lagje
22/10 10:04
Top Channel/ Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari pëson djegie të rënda
22/10 09:53
Top News – Karriget zëvendësohen me stola guri, Rama përsërit thirrjen për dialog
22/10 09:35
Top Channel/Aksident i rëndë në autostradën Fier Lushnje, plagoset një çift
22/10 09:33
Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58