Top Channel/ Ivanka Trump darkon me Ramën në Vlorë, ç’ndodhi në qytetin bregdetar
21/01/2026 23:09

Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan, Donald Trump, është rikthyer në Shqipëri. Ajo mbërriti në Vlorë të mërkurën, ku shoqërimi i saj me eskortë dhe forca të shumta policie ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Në mbrëmje, në Vlorë mbërriti dhe kryeministri Edi Rama, i cili u takua me Ivanka Trump, ku darkuan së bashku në qytetin bregdetar. Pas darkës, dyshja ka qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie. Më pas, Ivanka Trump është larguar në të njëjtin automjet me së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit. Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri besohet të ketë lidhje me investimin në sektorin e turizmit, që kompania e bashkëshortit të saj, Jared Kushner, do të bëjë në ishullin e Sazanit. Edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, gjatë qëndrimit në vendin tonë, pritet që Trump të zhvillojë takim me zyra arkitekturore. Ajo mbërriti në Vlorë në orët e paradites, ku menjëherë pas akomodimit në hotel, u drejtua në zonën e Novoselës, konkretisht pranë Hidrovorit, dhe ka vijuar më pas drejt zonës së Zvërnecit. Po ashtu, pjesë e itinerarin të saj ka qenë dhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo. Kjo nuk është hera e parë që vajza e Donald Trump vjen në vendin tonë. Verën e 2025, Ivanka Trump ishte në në jugun e Shqipërisë me familjen e saj ndërsa në vitin 2024 kompania e Jared Kushner ka fituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në ishullin e Sazanit.

Top News – Transferimi i Veliajt në Fier. PS e PD në këshillin bashkiak kërkojnë transparencë
29/10 19:48
Top News – PS kërkon përjashtimin e Berishës. 10 ditë për kreun e PD, 60 për 6 deputetë të tjerë
29/10 16:38
Top Channel/ Përplasje në PS për transferimin e Veliajt, Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu
29/10 15:21
Top Channel/Kaos e flakadanë në Kuvend. PS siguron 84 vota për ligjin që i jep imunitet Guvernatorit
29/10 15:20
Top Channel/ Nga votimi te Veliaj dhe data e zgjedhjeve, Balla: Përjashtojmë vetëm 2 majin sepse…
29/10 13:34
Top Channel/ Sot protestë paqësore! Demonstruesit u mblodhën para Ministrisë së Arsimit
29/10 12:45
Top Channel/ Protestën e vijon PD në Kuvend! Përplasje gjatë seancës. Opozita bllokon foltoren
29/10 12:44
Top Channel/ Përjashtohen deputetët e PD, ndezën flakadanë e bllokuan foltoren e parlamentit
29/10 12:13
Top channel/ Vijojnë tensionet në Kuvend, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD-së
29/10 12:04
Top channel/ Kryeministri Rama largohet nga parlamenti, deputetët e PD hedhin sende të forta
29/10 11:36
Top channel/ Tensionet në Kuvend, Kuvendi miraton me 84 vota pro pr/ligjin për Bankën e Shqipërisë
29/10 11:28
Top Channel/ Tension në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë, kaos në sallë
29/10 11:16
Top channel/ Kaos në Kuvend, deputetët e PD-së tentojnë ti afrohen Peleshit
29/10 11:07
Top Channel/ Berisha nuk lëshon foltoren, Peleshi ndërpret seancën sërisht
29/10 10:53
Top Channel/ “Meritojnë plumbat e gomës” Peleshi i heq fjalën Berishës, ndërpret seancën
29/10 10:42
Top Channel/ “Mos bllokoni foltoren” Peleshi vijon me seancën parlamentare, opozita në këmbë
29/10 10:31
Top Channel/ Policia gardh metalik te Kuvendi, janë paralajmëruar protesta
29/10 09:43
Ngjela shkatërron Ramën me deklaratën e fortë: Fundi i tij vjen nga ndërkombëtarët?!
28/10 21:37
Top News – Mesazhi i Ramës për studentët: I di vështirësitë tuaja, por s’e njoh gjuhën e dhunës
28/10 18:00
Top News – Dy socialistë takojnë Metën. Deputetët e komisionit ‘Xhafaj’ e vizitojnë në qeli
28/10 17:59