Një 51-vjeçar i identifikuar si Ndue Mliqi është arrestuar pasi gjatë kontrollit iu gjetën 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik në Vorë të Tiranës. Autori, banues në Kurbin, po lëviztë në afërsi të Urës së Gjolës me lëndët eksplozive në çantën e tij. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Explode” u sekuestruan të gjitha materialet e gjetura.