Banorët e Levanit në Fier, teksa presin komisionin për vlerësimin e dëmeve, tregojnë të dëshpëruar tmerrin që përjetuan një ditë më parë nga flakët e fuqishme. Zjarri u afrua pranë banesave dhe bizneseve, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe panik mes familjeve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.