Një shtetas italian është dëmtuar rëndë në Vlorë, pasi dyshohet se është hedhur nga një shkëmb, pak pasi kalon tunelin ne ujin e ftohte. Nga informacionet paraprake, ai ka pësuar traumë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Mësohet se pacienti është në kod të kuq, ndërsa bluzat e bardha po vijojnë ndërhyrjet mjekësore. Rrethanat e sakta të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në hedhjen nga shkëmbi mbeten ende për t’u sqaruar.