Për mijëra italianë, Shqipëria nuk është më thjesht një vend fqinj përtej Adriatikut, por vendi ku zgjedhin të jetojnë pas daljes në pension. Të tërhequr nga përfitimet fiskale, kostoja më e ulët e jetesës dhe siguria, shumë prej tyre po zhvendosen në qytete si Durrësi, Tirana dhe Vlora, duke krijuar prej vitesh një komunitet në rritje.