Ky është momenti kur Forcat e Posaçme Operacionale dhe Karabinierët e Romës mësyjnë brenda një restoranti në Vlorë për të prangosur një të shpallur në kërkim për trafikim droge. Nga operacioni i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike u arrestuan tre persona në qytetin bregdetar të Vlorës.