Top Channel/ Italia rrit shpenzimet ushtarake, Meloni zbulon planin e madh për mbrojtjen
08/07/2026 20:38

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka riafirmuar angazhimin e Italisë për të respektuar detyrimet e saj ndaj NATO-s, duke theksuar se rritja e investimeve në mbrojtje do të bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe duke pasur gjithmonë në fokus interesin kombëtar. Në përfundim të samitit të NATO-s në Ankara, Meloni deklaroi se Italia do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e aleancës, por ritmi dhe mënyra e rritjes së shpenzimeve ushtarake do të përcaktohen sipas nevojave dhe mundësive të vendit. Meloni theksoi se investimet në sektorin e mbrojtjes nuk duhet të shihen vetëm si shpenzime, por si një mundësi për të zhvilluar industrinë kombëtare, kërkimin shkencor dhe teknologjinë italiane. Kryeministrja italiane foli gjithashtu për marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump dhe për kritikat që kanë shoqëruar qëndrimet e saj politike. Ajo tha se nuk është penduar për asnjë vendim të marrë dhe se nuk do të ndryshojë strategjinë e saj. Meloni theksoi se politika e saj bazohet në forcimin e unitetit të Perëndimit dhe në ruajtjen e marrëdhënieve të forta me aleatët ndërkombëtarë. Sipas saj, me Shtetet e Bashkuara ka afërsi në disa çështje, përfshirë emigracionin dhe disa debate kulturore, por marrëdhënia mes dy vendeve duhet të bazohet mbi interesat e përbashkëta strategjike. Duke folur për samitin e NATO-s, Meloni e cilësoi atë një takim të shkurtër, por intensiv, ku u riafirmua mesazhi i unitetit dhe vendosmërisë së aleancës përballë sfidave të reja të sigurisë. Ajo bëri të ditur se Italia merr pjesë në përpjekjet e NATO-s me investime në mbrojtje që arrijnë rreth 2.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke e cilësuar vendin një aleat të besueshëm. Meloni nënvizoi edhe ndryshimet që teknologjia po sjell në fushën ushtarake. Ajo tha se lufta moderne po ndryshon me shpejtësi dhe se pajisjet tradicionale nuk janë më të vetmet mjete vendimtare.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55