Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja graduale e rrugëve tregtare me vendet partnere ka bërë që eksportet shqiptare të rriten ndjeshëm duke tejkaluar edhe nivelet e parakrizës. Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë fqinje sa vijnë e forcohen vit pas viti. Të dhënat e Instat tregojnë se edhe në 6-mujorin e parë të 2021, eksportet drejt saj u rritën me rreth 31.8% duke arritur në 75.2 miliardë (614.6 milionë euro), rreth 18.2 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar.