Italia vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe marrëdhëniet tregtare mes tyre sa vijnë e fuqizohen. Edhe vitin e kaluar eksportet e mallrave drejt këtij shteti u zgjeruan ndjeshëm nw 155.7 miliardë lekë apo rreth 1.2 miliardw euro nw vitin 2021, duke u zgjeruar me gati 270 milionw euro. Grupi më i madh eksportues drejt Italisë mbeten tekstilët e këpucët, ndjekur nga eksportet e materialeve të ndërtimit dhe makinerive.