Nga 16 maji, në Itali hyn në fuqi detyrimi i targës për skuterët elektrikë. Shenja identifikuese është e parashikuar nga një dekret i Ministrisë së Infrastrukturës, i botuar në Gazetën Zyrtare në muajin mars. Sa i përket sigurimit, ka ende dy muaj kohë: ai do të bëhet i detyrueshëm nga 16 korriku, shkruan shtypi vendas.