Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që pritet të kryesojë qeverinë e ardhshme italiane, tha se Roma zyrtare do vendosë në fillim interesat e saj kombëtare. Partia Vëllezërit e Italisë -Fratelli di Italia, e Melonit kryeson një koalicion të krahut të djathtë që mori 44 për qind të votave.