Italia është bërë vendi i parë perëndimor që vendosi të ndalojë chatbotin e avancuar ChatGPT. Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave e justifikoi këtë vendim të autoriteteve në vendin fqinj me shqetësimet e privatësisë që lidhen me programin e krijuar nga startup-i amerikan OpenAI dhe të mbështetur nga Microsoft.