Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit të Ministrave për shqyrtim. Ndër masat e propozuara janë vendosja e një kufiri ligjor për numrin e nxënësve të huaj në klasa, detyrimi për mësimin e gjuhës italiane për prindërit e nxënësve të huaj me vështirësi të theksuara integrimi, si dhe ndalimi i burkave dhe hixhabeve në shkolla. “Një masë do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave që prezanton një kufi ligjor për numrin e nxënësve të huaj për klasë, u kërkon prindërve të nxënësve të huaj me probleme serioze integrimi në shkollë të mësojnë italisht dhe ndalon burkën dhe hixhabin në shkolla”, deklaroi Meloni.