Anticikloni afrikan po ushqen sërish temperature ekstreme në Itali. 17 qytete të vendit, ndër të cilat Bologna, Firence, Milano e Roma janë në alarm të kuq ng ai nxehti përvëlues. Situata pritet të përkeqësohet më tej të premten, kur lista e qyteteve në pikë vlimi do të shtohet me Barin e Campobasso, që deri nesër, sic thonë mediat vendase, do të jenë në fashën “portokalli”.