Në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës italiane për cështjen e emigrantëve, ndërhyn edhe presidenti Sergio Matarella me një apel për zgjidhje të ngërcit me qetësi dhe dialog. “Uluni e flisnin, bëni një hap përpara sidomos kur ka një interes më të madh në mes. Në thelbin e tyre institucionet kanë bashkëpunimin, kërkimin e pikave të përbashkëta, bazike këto për një funksionim sa më të mirë e për t`i shërbyer kështu komunitetit”, ishte mesazhi i kreut të shtetit italian.