Reshje e përmbytje kanë pllakosur disa rajone të Italisë, teksa fqinji ynë përtej Adriatikut po bën llogaritë me ato që duken të jenë grahmat e fundit të të ftohtit. Rajonet qendrore dhe jugore të vendit janë goditur nga reshje të pandërprera shiu, dëborë dhe erë, si dhe probleme trafiku dhe ndërprerje të lidhjeve hekurudhore.