Ashtu si të gjithë punonjësit italianë, të pavarur, të punësuar në struktura shtetërore apo në privat, edhe ligjvënësit në shtetin fqinj do të duhet të paraqesin pasaportën e Covid-it kur të shkojnë në punë. Rregullat e reja do të zbatohen fillimisht për Dhomën e Deputetëve, që do ta ketë të detyrueshëm Green Pass-in e nga 5 tetori, do të merret vendimi dhe për Senatin.