Më shumë se njëqind mijë emigrantë mbërritën në Itali me anije këtë vit, shifër kjo dy herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi. Nga fillimi i 2023-shit deri këtë të martë, në Itali kanë mbërritur me anije 100.938 persona, kundrejt 48.295 që regjistroheshin vitin që shkoi sipas raportit të Ministrisë së Brendshme.