Valeria Fioravanti vdiq nga meningjiti janarin e kaluar në Romë, por mjekët nuk e kishin kuptuar. Ata i dhanë qetësues me bindjen se fillimisht ishte një dhimbje koke, e më pas kur e kuruan për probleme me shpinën. Dy gabime vlerësimi, në dy spitale të ndryshme të kryeqytetit italian, që çuan më pas në vdekjen e 27-vjeçares, nënë e një vajze 13-muajshe në momentin e ngjarjes.