Top Channel/ Itali, 22 vjecaren e tërheq rruli në fabrikë, e ëma: po punonte për të birin
06/05/2021 12:58

Ajo e Luana D’Orazio është një tragjedi e dyfishtë që ka tronditur Italinë. 22 vjecarja u tërhoq nga rruli teksa punonte në një fabrikë tekstilesh në provincën e Pratos, një ngjarje që shokoi vendin, shkaktoi shumë dhimbje, por edhe tërhoqi sërish vëmendjen tek siguria në punë. Edhe më të thellë e bën dramën e familjes së Luanës fakti që ishte nënë e një djali 5 vjec, I cili mbeti jetim. Për të ndihmuar vogëlushin janë vënë në lëvizje institucione e shoqata të ndryshme, mes të cilave dhe fondacioni «Sosteniamoli Subito» , që kanë nisur një mbledhje fondesh. “ ne do të përpiqemi të bëjmë sa mundemi. Ngjarja e rëndë që I kushtoi jetën një nëne shumë të re, pervecse na zhyt në hidhërimin që sërish nuk mundëm ta luftojmë këtë fenomen e do të rëndojë në ndërgjegjet tona, nxjerr në pah nga ana tjetër brishtësinë e mjaft familjeve që gjenden papritur dhe pa patur asnjë faj, në vështirësi shumë të mëdha”, tha zv/presidentja e fondacionit, Paola Batignani, e cila përpara një viti humbi bashkëshortin, të cilin e zuri poshtë një ngarkesë 86 tonëshe në një fabrikë celiku. Të gjithë sakrificat tona në këtë jetë I bëmë për të, për Luanën e të vëllain, rrëfeu mes lotësh e ëma shtëpiake, që nipin do ta rrisë tani bashkë me të shoqin pensionist. Ajo shtoi se 22 vjecarja kishte sakrifikuar me punën në fabrikë vetëm për të birin.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48