Top Channel/ Ismaili pronar karburanti dhe kryetar i shoqatës “Çamëria” u qëllua në lokalin e tij
08/05/2026 15:15

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e 7 majit në fshatin Gjashtë. Ismaili, i njohur në zonë si pronar i një karburanti dhe lokalit “Vëllezërit Ismaili”, mbeti i vrarë brenda ambientit të biznesit të tij pas një konflikti të dhunshëm mes disa personave. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi rreth orës 21:28, kur një grup prej rreth 10 personash kanë mbërritur në lokalin e 66-vjeçarit. Dyshohet se ata kishin konflikt të mëparshëm me një të ri nga zona, për çështje pronësie. Në atë moment, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në verandën e lokalit së bashku me Rexhep Ismailin dhe disa persona të tjerë.Fillimisht mes palëve ka pasur debat verbal, por situata është tensionuar shumë shpejt duke degraduar në përplasje fizike me sende të forta. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se grupi i të rinjve ka hyrë me forcë në ambientet e lokalit, duke sulmuar personin me të cilin kishin konflikt, ndërsa 66-vjeçari ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe për të larguar personat nga biznesi i tij. Në kulmin e konfliktit, Rexhep Ismaili është futur në pjesën e brendshme të lokalit dhe më pas ka dalë me një armë zjarri tip AK-47, duke qëlluar disa herë në drejtim të grupit. Nga ana tjetër ka pasur kundërpërgjigje me armë zjarri tip pistoletë dhe një plumb e ka goditur 66-vjeçarin në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje. Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga zona. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një automjet luksoz Audi Q8, i cili dyshohet se u përket personave të përfshirë në konflikt. Deri tani autorët e dyshuar ende nuk janë kapur nga policia, ndërsa kontrollet vijojnë në disa zona për lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Burime bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar të paktën 5 persona në polici, të cilët po merren në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe konfliktin që çoi në përplasjen fatale. Hetuesit po punojnë për të identifikuar autorin e plumbit që i mori jetën 66-vjeçarit, si dhe për të dokumentuar rolin e secilit prej personave të përfshirë.Rexhep Ismaili

Top Channel/ Siguria në shkolla bashkon 4 ministra, prezantohet paketa kombëtare
29/09 19:57
Top Channel/ Rregulla të reja në shkolla, masa kundër bullizmit dhe ekstremizmit
29/09 19:55
Top Channel/ Debati në këshillin bashkiak për praninë e Veliajt, përplasje mes PS e PD
29/09 19:49
Top Channel/ Ambasadori i SHBA nis detyrën, Wendt nesër takim me ministrin e jashtëm Hoxha
29/09 19:46
Top Channel/ Agasi mohon takimin me Hysenin, avokati i tij sfidon SPAK
29/09 19:44
Top Channel/ Rama mesazh Dua Lipës nga Brukseli: Sazani e Zvërneci do bëhen!
29/09 19:43
Top Channel/ Berisha takon përfaqësuesit e Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik…
29/09 18:45
Top Channel/ Siguria në shkolla/Katër ministri prezantojnë në Kamëz masat për mbrojtjen e fëmijëve
29/09 18:26
Top Channel/ Siguria në shkolla/ Ministri Alla në Kamëz: Të kemi një perimetër të sigurt në çdo…
29/09 18:17
Top Channel/ ‘Mos ju nënshtroni gjërave që ju dëmtojnë’,Spahiu:Mendoni për shëndetin, angazhohuni…
29/09 18:08
Top Channel/ Paketa e Sigurisë në shkolla, Kumbaro në Kamëz: Komunikimi mes nesh ndihmon…
29/09 18:07
Top Channel/ Demo: Siguria në shkolla nuk negociohet, kjo vija e kuqe që policia ka vendosur
29/09 17:58
Top News-Investigimi i Fiksit për Ballukun/Bardhi:Provoi që drejton MIE, SPAK të veprojë urgjentisht
29/09 16:48
Top News – ‘Kush e emëroi dhe pse?’/ PD kërkesë zyrtare Ramës dhe Begajt për ish-shefen e SHISH
29/09 16:28
Top Channel/ Rama me prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe: Fuqizim i mësuesve ndihmës dhe…
29/09 16:27
Top News- Vlora Hyseni kërkon të lirohet nga arresti shtëpiak, i drejtohet Apelit të GJKKO
29/09 15:45
Top News- GJKKO “kyç” dyert, shtyhet seanca për Veliajn, Beqajn dhe dhjetëra të tjera nga bojkoti
29/09 15:43
Top Channel/ Sherr mes fqinjëve në Sovjan, plagoset për bagëtitë 56-vjeçari
29/09 15:39
Top Channel/ Shkollat, mungesa nga virozat. Shiroka: Raste të dyshuara me COVID
29/09 15:33
Top Channel/ Shpërthim në pikë karburanti. Shkëndijat e mjetit prerës ndezën avujt në depozitë
29/09 15:30