Top Channel/ Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë!
27/08/2026 11:28

Islandezët votojnë në 29 gusht në një referendum nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Islanda aplikoi për anëtarësim në vitin 2009 dhe nisi negociatat një vit më vonë, por procesi u pezullua në vitin 2013. Në vitin 2015, Reikjaviku njoftoi se nuk dëshironte të konsiderohej më vend kandidat, pa e tërhequr zyrtarisht aplikimin. Një votë pro do të kishte rëndësi jo vetëm për Islandën, por edhe për BE-në dhe vendet e tjera që synojnë anëtarësimin. Islanda, me rreth 400 mijë banorë, është tashmë pjesë e zonës Schengen dhe e Zonës Ekonomike Evropiane, ndaj zbaton një pjesë të madhe të rregullave të tregut të përbashkët të BE-së. Nëse negociatat do të rifillonin, kjo mund të ndikonte veçanërisht te Norvegjia, e cila ka refuzuar anëtarësimin në BE në referendumet e viteve 1972 dhe 1994. Një rezultat pozitiv në Islandë mund të rihapte edhe debatet për marrëdhëniet me BE-në në Grenlandë dhe Skoci, ndonëse në të dyja rastet çështja do të lidhej me marrëdhëniet me Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në Bruksel shpresojnë gjithashtu që afrimi i Islandës të japë një shtysë të re procesit të zgjerimit dhe vendeve kandidate, veçanërisht Malit të Zi, Shqipërisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Mali i Zi shihet si kandidati që mund të ecë më lehtë paralelisht me Islandën, pasi ka bërë përparimin më të madh në negociatat e anëtarësimit. Megjithatë, rezultati i referendumit mbetet i pasigurt. Sondazhet e fundit e nxjerrin kampin pro rifillimit të negociatave përpara, por me një diferencë të vogël dhe me një numër të konsiderueshëm votuesish ende të pavendosur. Qeveria islandeze është e ndarë: Aleanca Socialdemokrate dhe Partia Reformuese mbështesin rifillimin e negociatave, ndërsa Partia e Popullit dhe opozita janë kundër.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19