Islanda po i mbyll sërish derën Bashkimit Europian. Me numërimin pranë fundit, 52.5 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër rifillimit të negociatave të anëtarësimit. Rezultati është një goditje për Brukselin, ndërsa debati u dominua nga frika për humbjen e kontrollit mbi peshkimin.