Banorët janë shprehur të tmerruar nga lëkundjet e tërmetit që përfshinë një pjesë të vendit tonë. Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga 8 pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit. “Shumë i fortë ishte, frikë kemi se nuk i dihet bo vaki ka edhe goditje të tjera, që në 2019 kemi probleme”, tha banorja.