Top Channel/ Ishte deklaruar i vdekur nga Izraeli, zyrtari i lartë iranian: Jam gjallë dhe gati…
20/06/2025 18:36

Një udhëheqës i lartë ushtarak dhe politik iranian, i cili u shpall i vdekur nga Izraeli javën e kaluar, tha se ishte gjallë në një mesazh të publikuar të premten nga media shtetërore iraniane. “Jam gjallë dhe gati të sakrifikoj veten”, tha Ali Shamkhani në një mesazh drejtuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. “Fitorja është afër. Emri i Iranit do të shkëlqejë në majat e historisë si gjithmonë”, thuhej në mesazhin e tij, i cili u botua nga një numër i madh mediash shtetërore iraniane. Shamkhani, një këshilltar i lartë i Khameneit, ishte raportuar i vdekur nga Izraeli dhe media iraniane pas sulmeve izraelite të 13 qershorit ndaj Iranit. Të premten, disa media iraniane, përfshirë IRNA, Tasnim dhe Fars, raportuan se Shamkani nuk ishte i vdekur, por “i plagosur rëndë dhe i shtruar në spital” dhe se gjendja e tij ishte “e qëndrueshme”. Në mesazhin nuk u publikuan foto të reja të tij. Shamkani kishte shërbyer më parë si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit dhe kishte mbajtur pozicione të larta në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Mbrojtjes. I njohur mirë në qarqet e politikës së jashtme në Uashington dhe Evropë, ai kohët e fundit kishte vepruar si këshilltari kryesor i Iranit në bisedimet e fundit bërthamore me Shtetet e Bashkuara, të cilat u bllokuan pas sulmeve izraelite.

Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55