Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dëshmuar sot si ‘viktimë’ e veprës penale, deputeti i PD Arjan Ndoja. Ky i fundit është thirrur për një nga fraksionet e dosjes për atentatin e 1 nëntorit 2019, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha. Ai ka treguar gjithë çfarë ndodhi ditën e atentatit,, duke thënë se ai nuk ka pasur lidhje dhe as konflikt me askënd.