Top Channel/ Ishmi, lumi më i ndotur/ Aksioni për pastrimin e grykëderdhjes së lumit në det
14/05/2021 15:31

Ndotja e lumenjve nga plastika është kthyer prej vitesh në një problem të mprehtë mjedisor. Aktualisht, lumi Ishëm konsiderohet lumi më i ndotur në Europë, ndaj ”River Clean up” me qendër në Bruksel në bashkëpunim me degën e vet në Shqipëri ka nisur një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese duke nisur me nxënësit e shkollave dhe aksione konkrete për pastrimin e mjedisit dhe lumenjve. “Popullata e rritur ka nevojë të shohë fëmijët se si punojnë që të ndërgjegjësohen sesi plastika, problematika më e madhe e lumit Ishëm, të mos ndoti lumin. Do të duhet shumë punë pasi ai është lumi më i ndotur në Europë. Po me partnerët tanë dhe bashkitë respektive mendojmë t’ia dalim. Kamza dhe Tirana janë më ndotësit e lumit pasi pjesa më e madhe e mbetjeve vijnë prej andej”. Nxënësit e klasave fillore të një prej shkollave të Durrësit u përfshinë sot në një aksion mjedisor për pastrimin e terrenit përreth shkollës. Këtë fundjavë, rreth 150 të rinj nga Durrësi, Tirana dhe zona përreth do të ndërmarrin një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Ishëm, ku ndotja nga plastika paraqitet në nivele tejet kritike dhe vite më parë ka marrë dhe jetë njerëzish. “Misioni ynë është të pastrojmë lumenjtë e ndotur. Lumi Ishëm është më i ndoturi dhe ambicia jonë është që ai të jetë lumi më i pastër në Europë. Ndjejmë që ka shumë energji në Shqipëri për të bërë ndryshimin”.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48