Një valë e re sulmesh ndaj Iranit u shmang në minutën e fundit, tha Donald Trump, i cili pranoi dje se Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kërkuan atij të përmbahej. Ne ishim një orë larg sulmit, tha presidenti amerikan sot, ndërsa vizitoi vendin ku po ndërtohet salla e ballove e Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu pretendoi se iranianët po luten për një marrëveshje.