Influenceri meksikan i rrjeteve sociale, Cesar Gastelum, është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në TikTok jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán, Meksikë. Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili numëronte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur për videot e tij komike, ndodhej me disa miq kur dy persona me motoçikletë, të pajisur me helmeta, iu afruan. Pamjet tregojnë momentin kur njëri prej autorëve hap zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.