Top Channel/ “Isha një gur shahu”/ Rrëfimi i gazetarit amerikan për arrestimin dhe burgun në Rusi
29/09/2026 22:32

Gazetari amerikan Evan Gershkovich ka rrëfyer momentet e arrestimit të tij në Rusi, duke thënë se kuptoi shumë shpejt se ishte joshur në një kurth dhe se çështja ndaj tij ishte ngritur për ta përdorur si peng në një lojë më të gjerë politike. Në një intervistë për Radio 4, Gershkovich tregoi se u arrestua nga agjentë të FSB-së në Jekaterinburg, në mars të vitit 2023, ndërsa mendonte se po takohej me një burim për një artikull. Ai tha se ndodhej në një restorant kur rreth gjashtë burra të maskuar hynë në ambient dhe iu afruan tavolinës së tij. “Mendoj se e rezervuam atë tavolinë”, i thanë ata, përpara se ta njoftonin se ishte arrestuar për spiunazh. “Është në atë moment që e kupton se është diçka vërtet serioze. Kur është FSB-ja, e di që është planifikuar”, tha gazetari. Gershkovich tha se fakti që nuk u mor në pyetje dhe nuk u torturua e ndihmoi të kuptonte se situata mund të ishte pjesë e një skenari më të gjerë. Sipas tij, kjo i krijoi përshtypjen se nuk po trajtohej si një agjent i vërtetë i huaj, por si një person që mund të përdorej në një marrëveshje të ardhshme. “Më kanë kurthuar dhe e kanë sajuar këtë çështje në mënyrë që të jem një peng i vlefshëm, një gur shahu në një lojë më të madhe”, tha ai. Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023 dhe në korrik 2024 u dënua me 16 vjet burg për spiunazh. Ai i ka mohuar akuzat, ndërsa autoritetet amerikane i kanë cilësuar ato si të pabazuara. Pas rreth 16 muajsh në paraburgim, gazetari u lirua në gusht 2024, në kuadër të një marrëveshjeje të madhe për shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Ai tha se gjatë kohës në burg kishte menduar se një shkëmbim i tillë mund të ishte mënyra përmes së cilës do të lirohej. Ditën e arrestimit, Gershkovich ndodhej atje për të mbledhur informacion për një artikull dhe ishte takuar me një person që mendonte se ishte burim i mundshëm. Sipas rrëfimit të tij, ky person u zhduk në turmë menjëherë pas ndërhyrjes së agjentëve të FSB-së.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54