Top Channel/ Ish-zyrtarë të PD morën poste në administratë,Berisha: Nuk do kemi keqardhje…
04/02/2026 22:17

Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje duke thënë se duhet bërë çdo gjë për ripërtëritjen e PD. Duke iu referuar ish-zyrtarëve dhe ish-deputetëve të PD që morën poste në administratë, Berisha u tha demokratëve: nuk kemi keqardhje për ta! “Pse i them këto? I them këto për të kuptuar secili prej nesh vështirësitë që kemi përpara, objektivin që kemi përpara dhe realizimin e tij. Realizimi i këtij objektivi kërkon veprimtari të gjithanshme tonën. Sot nuk kemi më luksin të punojmë me program që këto dy muaj do bëjmë këtë, tani duhet të punojmë në të gjitha drejtimet. Koha është shumë e pamëshirë. Na fton ne të bëjmë gjithçka, të shtojmë radhët tona. Të bëjmë çdo gjë për të ripërtërirë PD-në me njerëz me moral. Koha është e idealistëve. Mos keni kurrë keqardhje për ata që bjerrin moralin e tyre dhe shkojnë me krahun tjetër. Nuk më vjen mirë ta citoj sot këtu, se unë e Iliri jemi mjekë, doktorin e Fierit. E shoh unë atë në televizor, fill mbrapa më thonë po ky i ka dhënë ndërtesën KESH-it me Subashin e Fierit. Po mirë o doktor, KESH-it ia dhe, nuk kam kundërshtim, unë nuk kam kundërshtim. Po shpirtin mos ia shit Subashit. Në qoftë se ti ke qëndruar 30 vite në PD dhe tani vjen e na thua formulat e Subashit, ti je Subash, nuk të lidh gjë me demokracinë ty. Dhe ne në një mënyrë ose në një tjetër, nga kjo kategori duhet të ndahemi. Pse? Ua them unë këtu. Ne nuk kemi kartë tjetër përveç asaj të idealeve dhe moralit tonë. Në qoftë se ne pranojmë të na e heqin një nga një atributet e kartës tonë, ne kushedi se ku do përfundojmë, çfarë do jemi. Jo mor jo, nuk e lëshojmë ne atë. Në qoftë se do, do të luftojmë. Ke biznes, e gëzofsh, por kurrë këtë parti nuk mund ta mbash peng me biznesin tënd. Rri, nuk do, rri anash. Por jo të na bësh sikur je me ne dhe të bësh punën e tjetrit. Ndaj dhe ky është proces miq. Përpiquni të afroni dhe të anëtarësoni çdo njeri të ndershëm, çdo idealist. Asnjë keqardhje për ata që bëjnë sikur janë me ne, dhe në fakt punojnë për Edi Ramën. Nuk na duhen gjë ata ne. Nuk kemi lidhje me ta ne“, u shpreh ai.

Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29