Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko, aktualisht drejtues i Partisë së Solidaritetit Europian në opozitë, u takua në Washington me zyrtarë të administratës së Presidentit Biden dhe anëtarë të administratës së ardhshme Trump për të ndarë vlerësimin e tij për situatën me të cilën po përballet Ukraina mbi dy vite e gjysmë pasi Rusia nisi sulmin frontal, si dhe vizionin e vet se si mund t’i jepet fund konfliktit.