Spekulimet për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit kubanez Raúl Castro janë shtuar ditët e fundit në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Disa raportime pretendojnë se 95-vjeçari ndodhet në gjendje kritike, por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet kubane. “Diario de las Américas” ka raportuar se Castro ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se dyshohet se po mbahet nën jetë nga pajisjet mjekësore, duke pretenduar gjithashtu se ai mund të ketë pësuar një goditje në tru. Media ka cituar burime të saj, ndërsa raportime të tjera flasin për një shtrim të mundshëm në spital.