Top Channel/ Ish ndihmësi i Zelenskyt, në gjyq për korrupsion:10.5 mln dollarë në projekte strehimi!
12/05/2026 11:30

Autoritetet ukrainase e shpallën ish-shefin e fuqishëm të kabinetit të Volodymyr Zelenskyyt si të dyshuar në kuadrin e një hetimi të madh anti-korrupsioni, lëvizje kjo që ka të ngjarë të rrisë presionin mbi zyrën e presidentit në një moment delikat të luftës me Rusinë. Klasa politike e Kievit u trondit vitin e kaluar nga hetimi i gjerë që solli reagimin e ashpër të publikut dhe coi në dorëheqjen e ish-këshilltarit të lartë dhe krahut të djathtë të Zelenskyyt, Andriy Yermak. Në një deklaratë të dhënë së fundi, agjencitë ukrainase kundër korrupsionit thanë se “ish-kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës” ishte mes personave të dyshuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që kishte pastruar rreth 10.5 milionë dollarë përmes një kompleksi luksoz banimi në periferi të kryeqytetit ukrainas.Agjencitë nuk e përmendën Yermakun me emër, në përputhje me ligjin ukrainas, por ai u identifikua gjerësisht nga mediat vendase. Duke folur për Radio Liberty, ai mohoi se zotëronte vetë pasuri të paluajtshme në atë kompleks, por nuk dha komente të tjera. Ky rast, pjesë e një hetimi më të gjerë mbi korrupsionin në nivelet e larta, u bë publik për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar, kur një ish-partner biznesi i Zelenskyyt u akuzua për drejtimin e një skeme ryshfetesh prej 100 milionë dollarësh në agjencinë shtetërore të energjisë atomike. Një ish-zëvendëskryeministër dhe bashkëpunëtor i afërt i Zelenskyyt u akuzua gjithashtu si pjesë e hetimit. Yermaku shihej gjerësisht si personi i dytë më i fuqishëm në Ukrainë pas Zelenskyyt, duke ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm në pjesën më të madhe të politikës ukrainase, pavarësisht se nuk ishte i zgjedhur në atë post.Ish-producenti i filmave dhe mbështetës i industrisë së argëtimit shfaqej shpesh në krah të presidentit në ngjarje publike dhe kishte qenë gjithashtu negociatori kryesor i Kievit në bisedimet e paqes me Rusinë të mbështetura nga SHBA-ja. Dorëheqja e tij vitin e kaluar erdhi në kuadër të një riorganizimi më të gjerë të qeverisë, që synonte rikthimin e besimit te zyra e presidentit, e cila është shoqëruar nga akuza për centralizim të pushtetit.

Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51