Në pamje shihet ish-ministrja e emigracionit të Danimarkës, e cila në mënyrë të parecedentë u dënua sot me dy muaj burg për politikat e saj të shkuara. Inger Stojberg u shpall fajtore nga një gjykatë speciale për ndarje të çifteve të emigrantëve, edhe pse masa kishte si qëllim ndalimin e martesave të minorenëve. Gjykatësit vendosën se vendimi i Stojberg në vitin 2016 për ndarjen e disa çifteve të emigrantëve të martuar nën moshë, ishte i jashtëligjshëm. Zonja Stoejberg tha se ishte e habitur nga verdikti për një ligj që ishte dizenjuar të ndalonte martesat mes të miturve nën moshë. Çështja e ngritur nga Danimarka kundër një ish-zyrtareje të lartë është e para në më shumë se tre dekada në vend. "Këtu nuk kam humbur vetëm unë por dhe vlerat e Danimarkës”, tha Stoejberg jashtë gjykatës duke shtuar se e pranon vendimin por nuk ka asnjë pengesë për veprimet e saj. Nga viti 2015 deri në 2019, Stoejberg ka qenë ministre e emigracionit në qeverinë e qendrës së djathtë të Danimarkës që drejtohej nga partia Daneze e Popullit.