Top Channel/ Ish-ministri italian Mateo Salvini rrezikon burgun. Refuzoi emigrantët në 2019
14/09/2024 22:16

Deputeti në koalicion me partinë e kryeministres Meloni në Itali, Ish-ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, rrezikon të dënohet me 6 vite burg. Prokurori Publik në Palermo që po e heton për akuzat e rrëmbimit dhe refuzimit të dokumenteve zyrtare duke penguar zbarkimin në Lampedusa të Sicilisë të 147 emigrantëve të shpëtur në det në vitin 2019 kur ishte ministër i brendshëm. Kreu i Partisë Lega akuzohet se u privoi lirinë dhe abuzoi me postin gjatë incidentit të vitit 2019, kur urdhëroi të mos zbarkoheshin prej anijes 147 emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe nga organizata "Open Arms". Ashtu si në të kaluarën edhe kur dëgjoi aktakuzën, Salvini që njihet për qëndrimin e tij të ashpër përsa u përket emigrantëve, theksoi se mbrojti Italinë me veprimet e tij. E para që reagoi pas kërkesës së prokurorit, vetë kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, sipas së cilës “është e pabesueshme që një ish ministër i Republikës italiane rrezikon 6 vite burg pasi ka kryer punën e tij në mbrojtje të kufijve të kombit, siç e kërkon mandati i marrë. Është precedent shumë i rëndë vijon Meloni që të kthehet në krim detyra për të mbrojtur kufijtë italianë nga emigracioni i paligjshëm.

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06